zoom

Aktualitet

Ishte shpallur i humbur, gjendet i dekompozuar një 60-vjeçar në Divjakë

Një 60-vjeçar është gjetur i dekompozuar ditën e sotme në Divjakë.

Ai është Rako Pupi, i cili ishte dencuar nga familjarët si i humbur një muaj më parë.

Policia bën të ditur se trupi i tij është gjetur në një kanal dhe nga kqyrja paraprake nuk janë kon statuar shenja dhune.

 

Divjakë/Informacion paraprak

 

Më datë 11.03.2023, rreth orës 10:00, në një kanal vaditës në fshatin Korie, Divjakë, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i  shtetasit R. P., 60 vjeç, banues në Këmishtaj.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 30.01.2023, nga Komisariati i Policisë Divjakë, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.