zoom

Lajme

Ish-ylli i Real Madridit: Ronaldo, i vetmi futbollist që nuk ia kam parë organin gj*nital

Ish-ylli i Real Madridit: Ronaldo, i vetmi futbollist që nuk ia kam parë organin gj*nital

Ish- ylli i Real Madridit, Rafael van der Vaart, ka folur mbi etikën e punës së Cristiano Ronaldos.

Van der Vaart luajti së bashku me superyllin portugez në kryeqytetin spanjoll për një sezon.

 

Holandezi 41-vjeçar, i cili doli në pension në vitin 2018, bëri një batutë për etikën e punës së portugezit.

Cristiano Ronaldo është i vetmi futbollist që nuk ia kam parë penisin. Ai nuk u largua kurrë nga terreni i stërvitjes. Unë e them gjithmonë këtë shaka. Ai ishte gjithmonë i pari që shkonte në stërvitje dhe i fundit që largohej”, tregoi ai.

Më pas shtoi: “Por, stërvitjet e tij në palestër, dietat, gjumi, të gjitha, ishin më të rëndësishme për të sesa stërvitja e vështirë në bar. Ronaldo është tepër egoist. Nëse do fitonim 6-0 dhe ai nuk kishte shënuar gol, s’ishte i lumtur. Por nëse humbnim, ai ishte i lumtur që kishte shënuar dy gola. Thjesht kishte nevojë të gjente rrjetën”.