zoom

Aktualitet

U kap me çantat plot me drogë, ish-punonjësja e AKSHI-t rifiton lirinë falë amnistisë

U kap me çantat plot me drogë, ish-punonjësja e AKSHI-t rifiton lirinë falë amnistisë

Ish-punonjësja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Erisa Fero, është liruar nga burgu pasi përfitoi nga amnistia penale e miratuar së fundmi.

Fero vuante dënimin në burgun e grave në Pojskë dhe rifitoi lirinë pas zbatimit të dispozitave të amnistisë, duke përfituar ulje të pjesës së mbetur të dënimit.

Ajo u arrestua në muajin dhjetor të vitit 2022, pasi gjatë një kontrolli në automjetin që drejtonte në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, policia zbuloi 58 kilogramë kanabis. Sipas hetimeve të zhvilluara në atë kohë, lënda narkotike dyshohej se ishte destinuar për trafik drejt Maqedonisë së Veriut.

Rasti tërhoqi vëmendje të madhe publike për shkak të detyrës që Fero mbante në administratën shtetërore. Menjëherë pas arrestimit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve të saj të punës.

Fero ka nisur punë si shefe e Sektorit IT në muajin mars 2022 pranë AKSHI, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ku ka punuar deri në momentin e arrestimit./ Zoom.al

Postime të lidhura