zoom

Të gjitha

Anaid Kaloti: Donald Veshaj kaloi në depresion

Ish-konkurrenti i një prej edicioneve të kaluara të ” Big Brother Albania”, Anaid Kaloti, u kthye sërish në vëmendjen e mediave me ndodhitë e “BBV”.

Vazhdimisht ai i bëri surpriza dhe i futi mesazhe mbështetëse Donaldit brenda shtëpisë me dron, madje edhe u dënua nga produksioni për veprimet e tij.

Së fundmi, Anaidi ka treguar se në fakt e ka kuptuar gjendjen e rënduar psikologjike të Donaldit, pasi edhe vetë e ka përjetuar një eksperiencë të tillë dhe e njeh më mirë formatin.

Ish-banori është shprehur se Donaldi po kalonte një depresion të lehtë. “Ne e bëmë që ti bënim të kuptonin diçka sepse duke qenë se dhe unë kam qenë pjesë e lojës aty dhe po mendoja se po shtrydhej pak si shumë ai djalë kaloi në një fazë që njerëzit nuk e kuptonin por ishte në një depresion të lehtë sa që po mendonte të largohej dhe ta linte.