zoom

Politikë

Ish-deputeti Maliqi dëshmon në SPAK për vjedhjen e zgjedhjeve të 14 majit në Kuçovë

Megjithëse zgjedhjet lokale janë mbyllur prej gati gjashtë muajsh, hetimet për disa raste të denoncuara vijojnë ende në SPAK.

Ish-kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi është paraditen e sotme të futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ai do të japë deklarime për kallëzimet për krime zgjedhore.

Maliqi ka shkuar disa herë në SPAK ku ka bërë kallëzime në lidhje me krimet zgjedhore. Më 21 korrik, dorëzoi një tjetër padi ndaj kryetarit të Bashkisë, Kreshnik Hajdari në Prokurorinë e Posaçme SPAK dhe biznesmenit Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave. /ZOOM.AL/