zoom

Lajme

Ish-banorja e Big Brother VIP i jep fund misterit, zbulon burrin që i ka rrëmbyer zemrën

Ish-banorja e Big Brother VIP i jep fund misterit, zbulon burrin që i ka rrëmbyer zemrën

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova dhe njëkohësisht e Përputhen, Jasmin Kadriu, duket se po kalon një periudhë shumë të lumtur në jetën personale, teksa historia e saj e dashurisë po bëhet gjithnjë e më publike.

Pak javë më parë, ajo ndau me ndjekësit një moment të veçantë, duke festuar përvjetorin e parë të lidhjes me partnerin. Në atë ditë, Jasmina mori një surprizë të bujshme, një makinë luksoze Range Rover, dhuratë nga partneri i saj, që tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Për një kohë të gjatë, identiteti i partnerit mbeti i panjohur, duke shtuar kuriozitetin e fansave. Por kjo periudhë misteri duket se ka marrë fund. Së fundmi, Jasmin Kadriu ka publikuar për herë të parë një foto në InstaStory, ku shfaqet krah partnerit të saj.

Me këtë veprim, ajo ka zbuluar publikisht personin që i ka fituar zemrën, duke i dhënë fund spekulimeve dhe duke e bërë lidhjen e saj tashmë zyrtare për publikun.

Nga imazhi i publikuar, në rrjet kanë nisur edhe aludime se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.