zoom

Të gjitha

Ish-banori i “Big Brother” për Donaldin: Mashkull pa shtyllë kurrizore

Fituesi i edicionit të 6-të të “Big Brother”, Anaid Kaloti ka reaguar në lidhje me lajmin e ndarjes së çiftit Donald-Beatrix.

Në një postim në Insta Story, ai shkruan se kur fliste të vërtetën, njerëzit që gënjenin veten i hidheshin kundra.

Sipas tij në Shqipëri gjen meshkuj “pa shtyllë kurrizore”, të cilët shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë, duke iu referuar kështu aktorit Donald Veshaj.

“Kur unë flisja të vërtetën, ju që jeni mësuar të gënjeni veten më hidheshit kundra. Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Ne Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë, që t`i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku. Ca të përhumbur, ca të tjerë të përkulur…. Qytetarinë nuk e blen dot lirë, për sa kohë në pazar shiten vetëm produkte fshati!”, u shpreh Anaidi.

Rikujtojmë se Beatrix u paraqit me vonesë në afterparty-n e organizuar nga Top Channel të hënën, e cila ishte e shoqëruar nga vëllai i saj, Alban Ramosaj.

Dyshja qëndruan larg pjesës tjetër duke ngritur dyshime për raportin e këngëtares me aktorin Veshaj, pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Ndarja u konfirmua më pas nga vetë këngëtarja, e cila e hoqi Donaldin nga Instagram-i, ndërsa ky i fundit ende e ka këngëtaren “follow” (e ndjek).