zoom

Aktualitet

Incident në Gjykatën e Beratit, mbrojtësi i kafshëve kërcënon prokurorin. Policia e shoqëron

Prokurori i Rrethit Berat, Dritan Gripshi, raportohet se është kërcënuar nga një qytetar ditën e sotme. Incidenti ka ndodhur pranë Gjykatës së Rrethit, ndërsa prokurori ka kallëzuar penalisht shtetasin e dyshuar, i identifikuar si Andon Qako.

Mësohet se Gripshi është ofenduar dhe kërcënuar nga Qako për shkak të detyrës së tij, teksa dilte nga ambientet e gjykatës pas një seance gjyqësore.

Sakaq raportohet se pasi ka ndaluar magjistratin dhe e ka ofenduar e kërcënuar, për Andon Qakon është kërkuar shoqërimi i tij i menjëhershëm.

Mësohet se Qako njihet si një qytetar që mbron kauzën e kafshëve, ndërsa raportohet se nëpërmjet rrjeteve sociale ai ka ofenduar e sharë edhe më parë prokurorët e Prokurorisë së Rrethit të Beratit. /ZOOM.AL/