zoom

Aktualitet

Inceneratori i Fierit jashtë funksionit, Bashkia hedh plehrat në Grabian! Banorët në protestë

Pavarësisht se vazhdon të financohet nga buxheti i shtetit me taksat e shqiptarëve, inceneratori i Fierit është jashtë funksionit.

Ndaj Bashkia e Lushnjës i ka hedhur mbeturinat e grumbulluara në fshatin Grabian.

Banorët e fshatit janë ngritur në protestë duke kundërshtuar këtë vendim të bashkisë.

Sipas një analize të Monitor, që nga fillimi i projekteve, pagesat progresive për të tre inceneratorët, Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, kapin vlerën totale 11 miliardë lekë (103 mln euro) deri në fund të qershorit 2023.

Të dhënat nga Ministria e Financave nga Thesari të përpunuara nga “Open Data Albania” tregojnë se inceneratori i Fierit ka marrë deri në fund të prillit 2023 një shumë prej 3.5 miliardë lekësh sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, ose rreth 33 milionë euro.