Aplikacion
Më herët gjatë kësaj jave, Prokuroria e Posaçme njoftoi mbylljen e hetimeve dhe kalimin për gjykim të dosjes për inceneratorin e Fierit. Ndër emrat e të pandehurve, mungonte ai i kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi, që sipas opozitës, ka një rol kryesor në këtë aferë.
“Sot ka prova, ka të dhëna, që implikojnë direkt SKAP-in e partisë si institucion që ushqehet në grazhdin e djegësave të qeverisë. Nuk ka gjë më absurde, më të njëanshme, më komprometuese, se kryetarin e Bashkisë së Fierit, përgjegjës direkt për të gjithë akuzat që janë bërë për inceneratorin e Fierit, e përjashtojnë nga akuzat, dhe marrin nën akuza vartësit e tij. Kjo dëshmon se SKAP-i i partisë po zhgërryhet në grazhdin e qindra milionëve të inceneratorëve”, tha Berisha.
Po kështu, sipas tij, prokuroria duhet të kishte kërkuar edhe konfiskimin e “sipërmarrjes së djegësave”, ndërsa ngriti akoza për korrupsion.
“Për këtë flet akti absurd, qëndrimi kriminal i moskonfiskimit dhe bllokimit të sipërmarrjes më të korruptuar në historinë e vendit, që është sipërmarrja e djegësve. SKAP nuk guxon, se mesa duket ndan paratë me qeveritarët e kësaj sipërmarrje. Nuk ndodh në asnjë vend që për një sipërmarrje të arrestohen dhjetëra zyrtarë, dhe sipërmarrja të marrë çdo javë 1 milionë euro. Kjo do të thotë se paratë e djegësave e kanë djegur mirë edhe SKAP-in e partisë. Italiani që merr 300 mijë euro në ditë a javë, nuk është asgjë tjetër veçse një maskë e Ramës, Agaçit dhe Veliajt”, tha ai.
Kreu i PD-së u shpreh po ashtu se të implikuar të tjerë në këtë aferë janë kryeministri Edi Rama, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
“SKAP është i implikuar direkt në këtë aferë dhe kjo provohet nga qëndrimi që është mbajtur me faturat e fshehura të njërit prej bosëve më qendror të aferës. Faturat e Arben Ahmetajt. I cili, thotë se nuk e njoh Klodian Zoton, pavarësisht se ishte në makinë me të, kur u përmbys, por pretendon se kjo ia humbi memorien dhe nuk i vjen në memorie Klodian Zoto. Klodian Zoton e ka pasur menaxher të Hermesit, kompanisë me të cilën ai ka vjedhur 13 miliardë impulse nga Albtelekomi, një shumë prej 13 milionë eurosh. Ky ka qenë menaxheri Klodian Zoto, të cilin trauma ia ka fshirë nga memoria. Nëse ka një binom të pandarë, absolut në aferën e SKAP-it, është binomi Rama-Agaçi, Ahmetaj-Zoto”, tha Berisha.
“I siguroj qytetarët se kjo çështje do jetë çështje madhore e revolucionit demokratik dhe drejtësisë pas triumfit të PD”, u zotua ai.
Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se puna e SPAK-ut nuk do të ndryshojë, edhe pse tanimë në krye të saj është zgjedhur Altin Dumani.
“Unë, në konferencën e shkuar denoncova betejën e hapur që u zhvillua midis kryeministrit dhe ambasadores Kim, për kreun e SPAK-ut, çka e bëri këtë proces, të denjë për realizmin fantastik të Garsia Maekqzir. Por në fund unë e mbylla, njëri quhet Taulant, tjetri quhet Damian, kur vjen puna te emrat. Nuk ka asnjë lloj, nuk ndryshon gjë aty. Ai është një instrument i partisë, tani, siç është zhytur partia, eksponentët e saj në korrupsion, zhytet edhe seksioni i drejtësisë së saj, skapi. Rastet që thashë unë janë të vërteta. Të përjashtosh Subashin ti, që të gjitha firmat dalin nga bashkia, për akuzën e Fierit, të fshehësh dokumentat për Arben Ahmetajn, brenda skapit, kjo tregon që aty vlojnë milionat e eurove të djegsave”, theksoi kryedemokrati.
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë