zoom

Aktualitet

Ilvi Meta vari veten, prokuroria kërkon burg për 3 policët e arrestuar

3 punonjësit e policisë së Kavajës që u arrestuan për ngjarjen e rëndë të 2 ditëve më parë kur në komisariat u gjet u vdekur Ilvi Meta, në ambientet e paraburgimit, do të dalin nesër para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.

Prokuroria ka kërkuar burg për tre policët: Bexhet Berberi, inspektor, polic roje; Rushit Kola, inspektor, polic roje; Petrit Brahimaj, nënkomisar, akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën.

Kjo nuk ishte hera e parë që Ilvi Meta arrestohej nga policia. Por të mërkurën vendosi t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, siç thuhet, me lidhëset e kapuçit të bluzës brenda dhomës së ndalimit në Komisariatin e Kavajës, duke lënë mister shkakun e këtij gjesti ekstrem. Prindërit e mësuan lajmin e trishtë përmes televizorit.

Babai ka akuzuar policët se e kanë rrahur djalin për vdekje, duke refuzuar që të pranojë mundësinë që ai mund të jetë vetëvrarë./Zoom.al