zoom

Të gjitha

Iliri për Donaldin: Më pyeti si u ndjeve kur tradhtove gruan

Mbrëmë u zhvillua një nga debatet më të forta në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj u përplasen me njëri-tjetrin për një debat që patën jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ishte moderatorja, ajo që tha se teksa punonin për një emision, Donaldi dhe vëllao i tij, Romeo e hoqën papritur nga puna dhe nuk i dhanë lekët.

Pas përfundimit të spektaklit, secili prej tyre ka biseduar me banorët e tjerë në lidhje me këtë. Duket se Iliri i ka thënë Einxhel se nuk duhet që brenda shtëpisë të futen debate të bëra jashtë.

Biseda mes tyre:

Einxhel: Se po thotë Iliri që gjërat që kemi jashtë nuk duhet t’i fusim. Absolutisht nuk kam dashur, se ta thashë se ishte një Toke që e tha për 24 orë çfarë kishte

Iliri: Në fjalët e tij unë shoh një bumerang që i kthehen mbrapsht. Kjo është e vetmja gjë që mund të them për këtë. Për Donaldin mund të them 3-4 gjëra që në gjithë analizën që i bën gjësë, i janë kthyer bumerang sonte

Einxhel: Të gjitha gjërat që ka tentuar të bëjë protektorin dhe heroin për t’i përdoru kundër. Sot i tha vetë, fjalë për fjalë të gjitha

Iliri: Ai ka folur për Token, se ti na qenke një Toke e dytë. Kur ai mbronte Token në Prime

Beniada: Kush është një Toke e dytë?

Einxhel: Unë

Iliri: Çfarë bëri Toke më shumë?

Einxhel: Se Toke erdhi e i tha Ilirit historinë nga jashtë. Më fal të dalurat e Ilirit mbas spektaklit nuk ishin gjëra nga jashtë, që ia përdori për t’ia kthyer kundra? Që pse gënjen se ke ikur drejt e në Itali, se unë e di mirë se ti ke dal pas prime me balerinët e ke pirë e ke kërcyer. Këto nuk ishin gjëra që ia rëndonin akuzat këtij? E nxjerrin gënjeshtar

Iliri: I përdori. Tani akuzon Einxhel si një Toke e dytë, ku më para e mbronte. Një. E dyta, përsa i përket seriozitetit tim në punë, unë e kam provuar më parë. Se kur ne na jepet një punë këtu, për mua ai nuk ka qenë ok. E një nga videot më të klikuara ka qenë ai moment, kur ai është përgjigjur se nuk ka paguar të vij të marr mësim baleti nga ti. Nuk ka pasur dëshirë të bëjë, siç ka thënë vetë, spektaklin me Monika Lubonjën, duke shkuar në skenë e duke mos dalluar nga cila anë po i vinte balerina, se në ato kushte ishte. Tre, gjëja më e rëndë që unë i kam kursyer, se unë kisha gati një shprehje, kur më ka thënë një shprehje që unë e pashë dhe e kisha gati përgjigjen, pyetjen. Më tha “si u ndjeve kur tradhtove gruan?”, e unë doja t’i thosha një përgjigje që as dua ta them tani.

Ndoshta nuk ishte aq e rëndë sa tha ai, por do ta pickoja shumë fort. Sepse boll t’i kujtoja një moment që ka jetuar këtu dhe mbas dy javësh ka bërë diçka tjetër, e unë e dërrmoja.

Einxhel: E nuk ja ka përmendur askush.