zoom

Aktualitet

Ilir Panda jep dorëheqjen nga shqyrtimi i rekursit të Veliajt, caktohet gjyqtari i ri

Ilir Panda jep dorëheqjen nga shqyrtimi i rekursit të Veliajt, caktohet gjyqtari i ri

Gjykata e Lartë ka vendosur të ndryshojë përbërjen e trupës që do të shqyrtojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me masën e sigurisë të vendosur ndaj tij.

Gjyqtari Ilir Panda është tërhequr nga shqyrtimi i çështjes, ndërsa relatori i ri është caktuar gjyqtari Sandër Simoni. Me këtë ndryshim, procedurat për vijimin e shqyrtimit të dosjes do të vazhdojnë me përbërjen e re të trupës gjykuese.

Në ditët në vijim pritet të përzgjidhen edhe dy anëtarët e tjerë të kolegjit, të cilët do të marrin pjesë në shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga Veliaj në Gjykatën e Lartë.

Në rekursin e tij, kryebashkiaku i Tiranës kundërshton masën e sigurisë “arrest në burg”, duke kërkuar shfuqizimin e saj dhe lirimin e menjëhershëm. Po ashtu, ai kërkon që gjykata të shqyrtojë në themel argumentet dhe pretendimet e paraqitura në dosjen e rekursit./ Zoom.al

Postime të lidhura