zoom

Sport

Ibrahimovic rikthehet në fushë dhe hyn në historinë e Milanit

Zlatan Ibrahimovic ka bërë rikthimin e tij për Milan në fitoren 2-0 kundër Atalanta-s, paraqitja e tij e parë pasi bëri operimin e gjurit në maj të vitit 2022.

41-vjeçari zëvendësoi Olivier Giroud për t’u pritur me brohorima nga turma në San Siro dhe hyri në histori duke u bërë futbollisti më i vjetër i Milanit që luan në Serie A me 41 vite dhe 146 ditë.

Më parë këtë rekord e mbante Alessandro ‘Billy’ Costacurta, 41 vjeç e 25 ditë.

Ndeshja e fundit e Ibrahimovic me fanellën e Kuqezinjve ishte fitorja 3-0 kundër Sassuolos më 22 maj 2022.

Disa ditë më vonë, pasi e mori vetën nga festimet pas fitimit të titullit, ai iu nënshtrua një operacioni për shkak të një dëmtimi në gju.

Kjo është paraqitja e tij e 280 në Serie A për suedezin, të cilat ai i ka arritur me paraqitjet e tij për Juventus, Inter dhe Milan. /zoom.al/