Seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë u ndërpre pas një përplasjeje verbale mes deputetëve, ku kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla akuzoi publikisht deputetin e PD-së, Flamur Noka, për fyerje ndaj ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari.
Gjatë fjalës së tij, Balla iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke denoncuar sjelljen e Nokës:
“Dëgjova një këtu që kulturën e ka me klering, që i bërtiste ministrit ‘o idiot, o idiot’. Ky njeri nuk ka vend këtu. O tërheq mbrapsht ato që i tha ministrit, ose kërkoj 5 minuta pushim dhe ky zotëria të dalë jashtë.”
Pas kësaj ndërhyrjeje, seanca u ndërpre për disa minuta, ndërsa situata në sallë u tensionua për shkak të replikave mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës./ Zoom.al