zoom

Aktualitet

I qëlluan me armë një 60-vjeçari, shpallen në kërkim dy vëllezër

Sipas policisë dy vëllezërit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri kanë shkuar në banesën e 60-vjeçarit dhe qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shkak sipas policisë është bërë një konflikt për motive pronësie.

Njoftimi i policisë

Kanosën 60 vjeçarin   për motive pronësie dhe qëlluan me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy vëllezërit.

Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:05, në fshatin Kasnec, Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër, shtetasit P. A., 54 vjeç dhe N. A., 46 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Dukagjin i Ri Krujë, për motive pronësie kanë kanosur shtetasin N. U., 60 vjeç, banues në fshatin Kasnec Shkodër, dhe  kanë qëlluar me armë zjarri në ajër në oborrin e banesës së tij.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar mënjëherë ë  vendin e ngjarjes  dhe vijon  krehja e zonës  me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.