zoom

Aktualitet

I pagoi 225 mijë dollarë agjentit McGonigal, Agron Neza paraqitet në SPAK

Agron Neza është paraqitur në SPAK. I përmendur si “personi A” në dosjen e ish agjentit të FBI-së McGonigal.

Biznesmeni shqiptar përmendet në dosje si personi që i ka paguar agjentit 225.000 dollar për lobim tek autoritetet shqiptare me përfitime në biznes, para që McGonigal  nuk i ka deklaruar.

Burimet thonë se ai është thirrur për të dhënë shpjegime në lidhje me verifikimet që Prokuroria po kryen për çështjen McGonigal.