Aplikacion
Kryeministri Edi Rama e juftifikon vendimin me nevojën për t’i taksuar milionat që qarkulluan në të zezë pas mbylljes së lojërave të fatit në operacionin “Fundi i Marrëzisë” në vitin 2018.
Por dyshime të mëdha qëndrojnë mes deklaratave të tij, nevojës së disa kompanive për të marrë në dorë këtë treg fitimprurës dhe konstatimeve se rrjeti i basteve është një mundësi e artë për të patruar paratë.
LICENSAT DHE KOMPANITË E KUMARIT
Qeveria ka parashikuar 7 licensa për bastet online dhe në krye të listës për t’i marrë ato janë kompanitë e kumarit.
Në Shqipëri, kompanitë e kumarit operojnë në Tiranë dh në Vlorë.
Siç shihet, numri i kompanive që zotërojnë kazinotë është i njëjtë me atë të licensave.
ASAF BARAZANI, IZRAELITI I DYSHUAR PËR PASTRIM PARASH NË AMSTERDAM
Siç rezulton nga të dhënat e mësipërme, të marra në zyrat shtetërore, një prej këtyre kompanive drejtohet nga izraeliti Asaf Barazani.
Familja e tij është shumë e përfolur në Amsterdam, ku zhvillon një biznes hotelerie, baresh dhe restorantesh në zonën më të njohur të kryeqytetit të Holandës.
Mediat holandeze flasin gjerësisht mbi aktivitetin e dyshimtë të Barazanit dhe e referojnë atë si “mafia kosher”, një prej rrjeteve mafioze më të njohura izraelite në botë.
Familja Barazani është bastisur disa vite më parë nga Departamenti i Drejtësisë, nën dyshimin për pastrim parash.
Ndërsa në muajt e fundit, grupet kriminale në Izrael raportohet se kanë kryer sulme me bomba kundër interesit të Admon Barzilait, vëllait të Asaf Barazanit. Mediat holandeze shkruajnë se “autoritetet i shohin si paralajmërime për Barazanin”, pasi “besohet se Barazani i detyrohet para sindikatës së krimit Ramat Amidar”.
Por pavarësisht dyshimeve se merret me pastrim parash, Asaf Barazani ka mundur të marrë një licensë për kazino në Shqipëri dhe përflitet si një prej kandidatëve potencialë për të marrë edhe një prej 7 licensave të basteve online. /Zoom.al
Dosja e SPAK/ Lidhjet e krimit me shtetin, shefat e krimit informatorë të aksioneve antidrogë