zoom

Aktualitet

I dogji lokalin, gjykata lë në burg kushëririn e Noizyt: Po meditoja!

Kushëriri i reperit Noizy, Eraldo Musteqja do të vazhdojë të qëndrojë në burg si i akuzuar për djegien e lokalit të këngëtarit në Durrës.

Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për të këtë të hënë, ndërsa 26-vjeçari gjatë seancës as nuk pohoi dhe as nuk mohoi akuzën për zjarrvënie, por akuzoi efektivët e policisë se e kanë dhunuar në momentin e arrestimit.

Ai u kap në zonën e Currilave nga punonjësit e policisë, pak pas rënies së zjarrit dhe ka bërë rezistencë ndaj tyre. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestrua edhe një thikë.

Sipas tij, ai ka qenë në zonë pranë lokalit për të medituar dhe ka qenë duke u larguar nga aty, kur është përballur me policinë.