Aplikacion
Berberi është vënë nën pranga në lidhje me akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Masa e sigurisë ndaj tij është marrë në mungesë ndërkohë që mësohet se kreu i ARRSH ka qenë edhe dje në zyrën e tij, pavarësisht raportimeve se kishte dhënë dorëheqjen.
Nga hetimi rezulton se SPAK ka zbarkuar në zyrat e ARRSH dhe banesën e Beberit ku u gjet një shumë e konsiderueshme para dhe piktura të shtrenjta që u konsideruan si ryshfet.
Janë disa çështje që janë marrë në shqyrtim në lidhje me kreun e ARRSH-së. Njëra lidhet me faktin që dyshohej për abuzim me tenderin për mirëmbajtjen e serverëve të ARRSH, ku mendohet se ka përfituar një i afërm i tij.
Megjithatë kjo nuk e pengon Prokurorinë e Posaçme që të kalojë në sitë edhe tenderat që lidhen me rrugët dhe mirëmbajtjen e tyre.
Gjatë kontrolleve të ushtruara nga hetuesit e SPAK dhe të BKH-së, në banesën e Berberit u gjetën disa piktura me vlerë mijëra euro, por dhe një shumë e madhe parash. Zyrtari i lartë akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Këto piktura janë konsideruar si ryshfet nga SPAK.
Gjatë kontrolleve në banesën e tij, Beberi ka pohuar se pikturat i kishte bërë vetë ai dhe se nuk ishin blerë. Agjentët e SPAK dhe BKH i sekuestruan dhe një sërë sendesh personale si celularë, laptop, USB, dhe dokumente.
Përveç shtëpisë, kontrolle ka pasur dhe në zyrën e tij. Kujtojmë që Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku.
Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive. /ZOOM.AL/