zoom

Aktualitet

Ekskluzive/ SPAK zbarkon në shtëpinë e Ervis Berberit. Kreu i ARRSH-së në verifikim

Një hetim i nisur nga Prokuroria e Posaçme për dyshimet e shkeljes së barazisë në tendera me në qendër veprimtarinë e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, ka çuar në kontrolle të disa banesave të zyrtarëve dhe jo vetëm.

Kontrollet janë ushtruar gjatë ditëve të fundit nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, dhe finalizuar këtë të enjte edhe në banesën e kreut të ARRSH-së, Ervis Berberi.

Hetimi është regjistruar pa emra të dyshuarish prej disa muajësh dhe SPAK është në kërkim të provave pasi ka dyshime për abuzime në tendera në këtë institucion, ku mësohet se janë sekuestruar edhe praktikat e punës së ndjekur.

Burimet e Zoom.al konfirmojnë se hetuesit janë duke verifikuar edhe rolin e Berberit dhe lidhjet e tij me persona të tretë. Në fokusin e këtij hetimi janë tendera që lidhen me mirëmbajtjen e sistemeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar.