zoom

Aktualitet

I dënuar me burg për vrasjen e Premtim Begës, kapet në Belgjikë 29-vjeçari

I dënuar me burg për vrasjen e Premtim Begës, kapet në Belgjikë 29-vjeçari

Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Belgjikë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.

Bëhet fjalë për Nasi Hodo, i lindur në Sarandë, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me 18 vite burg për vrasje dhe plagosje.

Ngjarja për të cilën ai u dënua daton në korrik të vitit 2017, në fshatin Borsh, ku në bashkëpunim me dy persona të tjerë vrau me thikë Premtim Begën dhe plagosi shokun e tij, Enea Myftari, pas një konflikti për motive të dobëta. Ai është gjithashtu autor i plagosjes së një shtetasi tjetër, D. K.

Pas disa vitesh në arrati, Hodo u lokalizua dhe u arrestua në Belgjikë. Aktualisht, pritet finalizimi i procedurave për ekstradimin e tij në Shqipëri, ku do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit, mbi 13 vite burg.