zoom

Politikë

Hyn në fuqi zyrtarisht ligji i kanabisit, ai i studentëve të mjekësisë dhe Akademisë së Shkencave

Tre nga projektligjet që bënë më shumë zhurmë në vend, janë dekretuar me shumë qetësi nga presidenti Bajram Begaj.

Tashmë, në Shqipëri është e ligjshme të kultivohet kanabis mjekësor dhe për përdorim. Studentët e mjekësisë janë të detyruar të qëndrojnë në Shqipëri deri në 5 vite pas përfundimit të shkollës ose të paguajnë tarifa disa miliona lekë dhe Skënder Gjinushi do të vijojë të drejtojë Akademinë e Shkencave (ligji i mëhershëm e pengonte).

Tre ligjet janë publikuar tashmë në fletoren zyrtare dhe automatikisht hyjnë në fuqi.

Këto janë ndryshimet e fundit të sezonit të shkuar parlamentar, të cilat qeveria i pati në fokus të veçantë dhe bëri çmos t’i miratonte para shtatorit.