Aplikacion
Në orët e para të mëngjesit të së dielës, 29 mars 2026, ka hyrë zyrtarisht në fuqi ora verore në Shqipëri dhe në vendet e tjera europiane.
Në orën 02:00, akrepat e orës janë zhvendosur një orë përpara, duke kaluar direkt në 03:00, çka do të thotë se qytetarët kanë fjetur një orë më pak, por në këmbim do të kenë ditë më të gjata dhe më shumë dritë gjatë pasdites.
Ky ndryshim zbatohet çdo vit në fund të marsit dhe synon shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrale, si edhe kursimin e energjisë elektrike.
Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fund të tetorit 2026, kur akrepat do të kthehen sërish një orë pas, duke rikthyer orën dimërore.
Aksident i rëndë te Unaza e Madhe. Betonierja bie nga rrethrrotullimi në Sauk, dyshohet për viktima