Aplikacion
Federata Angleze e Futbollit ka vendosur të vijojë bashkëpunimin me Thomas Tuchel, duke i dhënë votëbesim trajnerit gjerman edhe pas eliminimit të Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026.
Sipas mediave britanike, drejtuesit e FA-së nuk kanë në plan të bëjnë ndryshime në pankinë dhe e konsiderojnë projektin me Tuchel si afatgjatë. Objektivi mbetet ndërtimi i një skuadre konkurruese për Kampionatin Europian 2028.
“Tre Luanët” u ndalën në prag të finales, pasi u mposhtën 2-1 nga Argjentina. Anglia kaloi e para në avantazh me Anthony Gordon, por kampionët në fuqi përmbysën gjithçka në minutat e fundit falë golave të Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez, duke siguruar finalen ndaj Spanjës.
Pas humbjes, Tuchel u vu në qendër të kritikave nga mediat, analistët dhe tifozët anglezë. Vendimet e tij taktike, veçanërisht zëvendësimet dhe kalimi në një skemë më mbrojtëse pas avantazhit, u konsideruan si faktorët kryesorë që i dhanë Argjentinës kontrollin e lojës dhe mundësinë për të përmbysur rezultatin.
Megjithatë, Federata Angleze nuk ka ndryshuar qëndrim. Drejtuesit besojnë se Tuchel mbetet njeriu i duhur për të udhëhequr kombëtaren dhe synojnë t’i japin kohë për të vazhduar projektin, me fokus objektivat e ardhshëm ndërkombëtarë dhe Euro 2028.
I nxehti përvëlues merr mbi 12 mijë jetë në Europë, ekspertët: Duhet trajtuar si emergjencë