zoom

Aktualitet

Humb jetën një person në plazhin e Zvërnecit/ Dyshohet për …

Një pushues ka humbur jetën në plazhin e Zvërnecit në Vlorë.

Sipas policisë 78-vjeçari E.H i cili kishte shkuar për pushime në këtë zonë dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 08.08.2021, në orën 14:00, në plazhin e Zvërnecit, shtetasi E. H., 78 vjeç, banues në Berat, dyshohet se ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak duke u larë në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.