zoom

Bota

Horror në Afganistan! Shpërthim në xhami gjatë kohës së faljes/ BBC: Raportime për shumë viktima

Një tjetër shpërthim është shënuar në një xhami në Kandahar të Afganistanit. BBC shkruan se mendohet se nga shpërthimi ka shumë viktima, pa specifikuar konkretisht numrin e tyre.

Sulmi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes, ku në përgjithësi marrin pjesë shumë qytetarë. Vlen të përmendet se ky është sulmi i dytë ndaj një xhamie, brenda kësaj jave. Kujtojmë se për sulmin e kaluar, autorësinë e krimit e mori filiali i ISIS-it në Afganistan.

Ata sulmuan para një jave një xhami në Kunduz, ku mbetën të vdekur të paktën 100 njerëz dhe u plagosën shumë të tjerë.