zoom

Të gjitha

Paditë kundër tij nuk e ndalojnë Travis Scott të bëjë muzikë të mirë

“Hold That Heat” është një bashkëpunim me Future dhe producentin e 808 Mafia Southside. Kënga e fundit e Scott ishte “Pablo” e Donda 2, e cila u publikua vetëm përmes “Stem Player” të Kanye West.

“Hold That Heat” është kënga e parë zyrtare e Travis Scott që nga festivali muzikor “Astroworld 2021” në Hjuston. Policia e quajti ngjarjen një “incident me viktima masive” që çoi në vdekjen e 10 personave dhe shumë të plagosur.

Task Forcat e Teksasit për Sigurinë e Koncerteve publikuan së fundmi raportin e tyre për Astroworld. Grupi i punës përmendi një proces të paqëndrueshëm të lejeve në Teksas, dhe mungesën e trajnimit e komunikimit për sigurinë e ngjarjeve si faktorë kontribues në tragjedi. Javë pas përfundimit të ngjarjes, eksperti mjekësor vendosi se 10 personat vdiqën nga asfiksia e kompresimit.

Më shumë se 300 njerëz u trajtuan në spitalin e ngritur pranë festivalit. 23 persona u dërguan në spitale, 11 prej të cilëve ishin në gjendje kritike dhe 8 prej tyre vdiqën. E ndërsa Travis Scott po përballet me padi të shumta, duket se kjo nuk e ka penguar të vazhdojë me karrierën e tij./L.K

/Zoom.al