zoom

Aktualitet

Hodhi fetusin e abortuar në kosh, infermierja në spitalin e Elbasanit poston videon në Tik Tok

Mania për të postuar momente nga puna e përditshme në rrjetet sociale ka zbuluar një skandal të vërtetë brenda spitalit të Elbasanit.

Një infermiere e quajtur Silvana C., ka publikuar në TikTok një video nga puna e saj, ku një fragment, gjendet edhe një fetus i abortuar që hidhet në koshin e plehrave.

Vajza e cila punon në repartin e Kirurgjisë në spitalin e Elbasanit, përveç fotove nga salla e lindjes, ka treguar embrionin e një foshnje pas abortit, duke bërë që të ketë një reagim të madh në rrjetet sociale.

Infermierja më pas e ka fshirë videon dhe ka kontaktuar me JOQ, ku pretendon se pamjet janë marrë nga interneti.

Reagimi i studentes për joq: