zoom

Stil

H&M, zyrtarisht kjo markë shumë e famshme vjen në Shqipëri

Zërat se brandi suedez H&M do të hapej edhe në Shqipëri rezultuan të vërtetë!

Siç mund ta shihni, sloganet “Mezi presim të të takojmë”, “Shihemi së shpejti” dhe “Numërimi mbrapsht filloi” shkruhen në ambientet e H&M në TEG.

H&M është shitësi i dytë më i madh ndërkombëtar i veshjeve, pas Inditex, kompania mëmë e Zara. Të dyja brandet, H&M dhe Zara, janë sjellë në Shqipëri nga Balfin.

Për momentin, nuk është publikuar një datë se kur hapet H&M, por me gjasë nuk do të vonojë gjatë.

H&M ka qenë gjithmonë një brand goxha i njohur nga shqiptarët (me shumë mundësi edhe ti e ke një T-shirt në garderobë). Hapja e tij në TEG do të lehtësojë shumë punë për vajzat, burrat dhe adoleshentët që e preferojnë.