Aplikacion
“Zënka” mes tyre nisi nga një thumbim i këngëtares, e cila krahas një fotoalbumi në shpërndarë shkruan: “A thua po bëhet xheloz?” Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Adisit i cili e urdhëron ta fshijë postimin. Pas kësaj biseda ka vijuar në seksionin e komenteve, ku ndjekësit kanë zbuluar se Adisi është vërtet xheloz për Fifin.
Biseda në seksionin e komenteve:
Adisi: Hiqe këtë postin!
Fifi: Pse?
Adisi: Hiqe kaq po të them. Apo s’je dhe me të verdha!
Fifi: Fiks pra me ti shpu sytë.
Adisi: Edhe pse gabon unë do të ha krejt…
Fifi: Okay.
Adisi i thotë në një moment Fifit mos të publikojë foto me të sepse do e shajnë. Kësaj Fifi iu përgjigj thjesht më një buzëqeshje duke lënë të nënkuptohet se nuk i intereson.
Komentet dhe reagimet publike i kemi parë shpesh në rrjetet sociale të Adisit dhe Fifit. Përveç postimeve romantike së bashku, ata shpesh ndajnë shaka apo momente për të qeshur me njëri tjetrin, por nuk lënë pas edhe reagimet ndaj kritikave që marrin çdo ditë./L.K
/Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë