zoom

Lajme

Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj “kokë më kokë” në televotim, cili prej tyre do të shkojë në finale

Aktorja Egla Ceno, e cila u përzgjodh me votat e publikut lideri i shtëpisë së BBV mbrëmjen e së martës, iu është dhënë avantazhi për të dërguar në televotim kokë më kokë dy banorë, ku njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale.

“Yes, yes, po e kërkoja që me zgjedhjen e Erjolës. E doja, faleminderit shumë”, tha Egla Ceno pasi iu komunikua “verdikti”.

Pasi u përzgjodh lidere, moderatori Ledion Liço i tregoi avantazhin: “Vëllai i madh ka vendosur që ti si lidere e shtëpisë trë dërgosh në televotim pa përfshirë veten dy banorë të cilët do t’i përballësh për të shkuar në finale. Ai që ka më shumë vota shkon në finale, tjetri do të jetë në nominim të vazhdueshëm derisa publiku të vendosë ta mbajë në lojë ose jo. Do të jetë në nominim deri në gjysmë finale.

Dhe aktorja Egla Ceno përzgjodhi çiftin Romeo Veshaj dhe Heidi Baçi për t’i dërguar në televotim.

“Unë e kam shumë të lehtë, konsideruar situtatën ku jemi dhe mendoj se është e drejtë kështu, dua të di se çfarë do të vendosë publiku, Heidin dhe Romeon. Të ndahet shapi nga sheqeri”, tha ajo.