zoom

Aktualitet

Harta e re gjyqësore/ Nga sot, vetëm 1 gjykatë Apeli në Tiranë! Shkrihen 5 të tjera

Duke filluar nga sot, 1 shkurt, do të kemi vetëm një Gjykatë Apeli në të gjithë vendin. Harta e re gjyqësore do të nisë implementimin, ndërsa 13 gjykatat e Shkallës së Parë do të mbyllen më 1 maj.

Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të shkrihen sot, ndërsa do të mbetet hapur vetëm një zyrë informacioni ku qytetarët do i drejtohen për të marrë informacionet që ata duan.

Harta e re gjyqësore e cila u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, hasi ne kundërshtimet e avokatëve, të cilët bojkotuan për disa javë edhe seancat.

Harta e re do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, nga 5 gjykata Administrative do jenë në vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje, ndërsa nga 22 që ishin, me hartën e re, nga sot, 1 shkurt, do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë.