zoom

Të gjitha

Harry dhe Meghan kanë një kërkesë të rëndësishme për Mbretëreshën Elizabeth

Duket se Princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, kanë vendosur që të lënë pas të gjitha keqkuptime dhe mëritë, e të udhëtojnë në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar. Ata duan që të takojnë Mbretëreshën Elizabeth dhe ta prezantojnë me të voglën e tyre, Lilibet.

“The Sun” shkruan se Harry dhe Meghan kanë kërkuar një takim me Mbretëreshën. Kjo e fundit e ka pranuar me kënaqësi këtë ftesë dhe ka programuar që takimi të jetë në javët e ardhshme.

Burimet pranë familjes Mbretërore janë shprehur se anëtarët e saj janë tronditur nga ky lajm.

“Ata mund të duan të takojnë mbretëreshën, por do të duhet shumë guxim për t’i kërkuar asaj një takim privat, duke marrë parasysh se çfarë kanë deklaruar këtë vit”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Gjithashtu bëhet e ditur se Harry dhe Meghan ende nuk kanë marrë një përgjigje zyrtare në lidhje me kërkesën e tyre. Por burimi shton se Mbretëresha Elizabeth është shumë e afeksionuar pas Archie-t si dhe do të donte të njihte edhe Lilibet.

Ndërsa kujtojmë se përsa i përket raporteve me Familjen Mbretërore, kunatat, Meghan Markle dhe Kate Middleton kanë lënë pas të gjitha keqkuptimet që kanë pasur më herët dhe kanë vendosur që të pajtohen.