Aplikacion
Situata para Bashkisë së Vlorës është përshkallëzuar këtë paradite, teksa protesta e qytetarëve për mungesën e ujit të pijshëm është shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë.
Banorë të shumtë, të revoltuar nga ndërprerja e zgjatur e furnizimit me ujë, janë mbledhur përpara godinës së bashkisë, duke kërkuar takim urgjent me kryetaren e institucionit.
Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda ambienteve të bashkisë, ndërsa disa prej tyre kanë goditur derën kryesore me bidona plastikë, si shenjë revolte. Thirrjet dhe parullat kundër institucioneve janë intensifikuar, duke e bërë situatën të tensionuar.
Forcat e policisë janë vendosur përpara hyrjes kryesore për të penguar futjen e protestuesve në godinë, çka ka sjellë përplasje verbale dhe fizike mes palëve. Banorët, me bidona bosh në duar, kanë shprehur indinjatën e tyre për mungesën e ujit, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen pa marrë një përgjigje konkrete.
“Hapeni derën ose do ta thyejmë! Duam ujë,” janë dëgjuar të thërrasin qytetarët gjatë përplasjes me policinë./ Zoom.al
Tensione në tubimin para Kuvendit. Protestuesit heqin gardhin metalik, hedhin vezë e domate