Aplikacion
Disa raste të sulmit janë zbuluar nga Krimi Kibernetik në Policinë e Tiranës, duke zbardhur skemën e mashtrimit.
Hakerat arrinin që të merrnin të dhënat e profilit, duke dërguar mesazhe mashtrimi ku kërkonin që të klikonin në disa linqe të dyshimta.
Kjo bëhet me qëllim që të vidhen adresa në Facebook që janë të lidhura me kartën e bankës për të bërë sponsorizime të bizneseve të tyre.
Më pas, hakerat futeshin në llogarinë bankare duke transferuar shuma parash.
Një ditë më parë policia paralajmëroi qytetarët që mos t’i hapin mesazhet, në të cilat pretendohet verifikimi i llogarisë në Facebook.
WSJ: Ndonëse një vend me korrupsion dhe pastrim parash, Kushner zgjedh të investojë në Shqipëri