zoom

Aktualitet

“Hajdeni se kam vrarë gruan”/ Policia alarmohet nga telefonata e 68-vjeçarit në Fier

“Hajdeni se kam vrarë gruan”/ Policia alarmohet nga telefonata e 68-vjeçarit në Fier

Një telefonatë alarmuese ka vënë në lëvizje strukturat e policisë në Fier pasditen e sotme.

Rreth orës 14:30, një 68-vjeçar nga fshati Dukas, në zonën e Patosit, ka kontaktuar sallën operative duke deklaruar se kishte vrarë bashkëshorten e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë vendosur kontakt me telefonuesin për të verifikuar situatën.

Nga kontrollet e kryera në banesë rezultoi se deklarata ishte e pavërtetë. Gruaja, 64 vjeçe, u gjet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa u konstatua se telefonuesi kishte bërë denoncimin në gjendje të dehur.

Policia ka shoqëruar 68-vjeçarin në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale./ Zoom.al

Postime të lidhura