zoom

Sport

Habit Cavani: Nëse unë ndëshkohem, arbitri është për burg me atë që ka bërë!

Botërorit i Katarit u mbyll me zhgënjim për Uruguain, që nuk arriti të kalonte Grupin H. Edhe pse ata e mposhtën Ganën në ndeshjen e fundit, katër pikët e tyre nuk mjaftuan pasi që Koreja e Jugut kishte golavarazh më të mirë.

I zemëruar për eliminimin, por edhe vendimet e arbitrave pas ndeshje, Edinson Cavani grushtoi monitorin e VAR.

Mësohet se FIFA ka hapur procedurë disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Uruguait dhe katër futbollistëve, të cilët rrezikojnë të dënohen.

Duke folur për këtë ngjarje Cavani tha: “Nëse ata me dënojnë mua pse godita VAR, gjyqtari duhet të shkojë në burg për gabimet e tij. Kishte aq shumë gabime me VAR sa që asnjë gjyqtar pas tyre nuk do ti bënte. Është e vërtetë që ne duhet të sillemi mirë, por ne jemi qenie njerëzorë dhe shumë herë në fushë ju jetoni pasionin dhe punën e madhe”, u shpreh sulmuesi. /zoom.al/