Aplikacion
Një incident i rrezikshëm është regjistruar në aksin rrugor drejt Thethit, ku një grup turistësh i kanë shpëtuar për mrekulli një tragjedie.
Gjatë udhëtimit, një gur i madh është shkëputur nga faqja e malit dhe ka rënë mbi automjetin me të cilin po lëviznin turistët.
Sipas informacioneve paraprake, guri fillimisht goditi tavanin e mjetit, por për shkak të forcës së përplasjes depërtoi në kabinë, duke përfunduar mes sediljes së shoferit dhe asaj të pasagjerit të parë.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë dëme të konsiderueshme në automjet, ndërsa fakti që asnjë prej personave në bord nuk u lëndua konsiderohet fat i madh.
Turistët kanë dalë të gjithë të padëmtuar nga automjeti dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë rrezikut për jetën.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari