zoom

Aktualitet

Grabitje në Tiranë – Hajdutët përplasen me armë me policët

Një grabitje me armë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në fshatin Prush të Tiranës.

Disa persona kanë tentuar të vidhnin me armë në një banesë, sipas informacioneve paraprake.

Për ngjarjen është njoftuar policia, e cila ka mbërritur në kohë, duke parandaluar grabitjen.

Kur kanë parë policinë, hajdutët kanë hapur zjarr mbi efektivët, ndërsa këta të fundit janë kundërpërgjigjur.

Nga përplasja me armë nuk ka të dëmtuar nga asnjëra palë.

Policia është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë ende të paidentifikuar.