zoom

Stil

Grabiten familjarët e bashkëshortes së Leo Messit, hajdutët thyen xhamat dhe morën çanta me para

Familjarët e bashkëshortes së Leo Messit, Antonella, kanë qenë pre e një grabitjeje.

Kushëriri i saj, i shoqëruar nga partnerja e tij, u grabitën kur po dilnin nga një supermarkrt në Rosario të Argjentinës.

Hajdutët qëlluan me armë zjarri dhe më pas përmes kërcënimit, morën 20 mijë euro.

“Po shkonim nga supermarketi në bankë për të depozituar disa para. Ata na thyen xhamat dhe na morën çantat me para”, u shpreh ai.

Antonella dhe familjarët e saj bien për herë të dytë pre e grabitjeve. Në mars të këtij viti u sulmua supermarketi i Antonellas.