zoom

Aktualitet

Goditet grupi kriminal që shiste kokainë, tre persona të arrestuar, dy në kërkim

Goditet grupi kriminal që shiste kokainë, tre persona të arrestuar, dy në kërkim

Policia e Beratit ka goditur një grup kriminal, që shiste lëndë narkotike të llojit kokainë. Në kuadër të operacionit të koduar “Dimal 3” janë bënë në pranga tre persona, ndërsa dy anëtarë të tjerë të grupit janë shpallur në kërkim.

Policia thotë se në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Beratit, konkretisht “Arrest në burg” për shtetasit M. M., 22 vjeç, dhe A. B., 19 vjeç.

“Arrest në shtëpi” për shtetasin E. M., 17 vjeç, të tre banues në Kuçovë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa personat e shpallur në kërkim janë shtetasit K. A., 26 vjeç, dhe A. B., 22 vjeç, pasi ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Njoftimi: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dimali 3”, për goditjen e një grupi kriminal që shiste lëndë narkotike kokainë, në Dimal.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit.

Arrestohen 3 pjesëtarë të grupit dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Si rezultat i hetimit të ndjekur për disa muaj, me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, me objektiv nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të disa shtetasve, të cilët, të organizuar si grup, shitnin doza të lëndës narkotike kokainë në Dimal, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Dimali 3”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutuan masat e sigurisë të caktuara nga Gjykata e Beratit, konkretisht:

“Arrest në burg” për shtetasit M. M., 22 vjeç, dhe A. B., 19 vjeç;

“Arrest në shtëpi” për shtetasin E. M., 17 vjeç, të tre banues në Kuçovë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 2 pjesëtarë të tjerë të këtij grupi, shtetasit K. A., 26 vjeç, dhe A. B., 22 vjeç, pasi ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjatë periudhës hetimore janë siguruar prova se këta shtetas, të organizuar si grup, siguronin lëndë narkotike kokainë e ndanin në doza dhe më pas e shitnin në qytetin e Dimalit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura