zoom

Aktualitet

Goditet grupi i trafikut të drogës të Ergys Dashit në Itali, zbardhen emrat e 11 të arrestuarve

Goditet grupi i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali, që drejtohej nga Ergys Dashi, i cili u vra pak muaj më parë në Ekuador. Në pranga kanë rënë 11 persona, pasi policia i gjeti dhe sekuestroi 80 kilogramë kokainë, e destinuar për t’u transportuar drejt Sllovenisë.

Në pranga kanë rënë: Astrit Bajraktari, Mariglen Haderi, Rako Plaku, Andi Prifti, Alfred Mucaj, Stivi Filolli, Edmond Dashi, Odisea Leka, Ismet Ceka, Rigels Yzeiraj si dhe Alban Yzeiraj.

Dosja italiane thotë se Ergys Dashi është organizatori i trafikut të drogës. Dashi u ekzekutua me armë zjarri më 22 janar në Ekuador.

Hetimi

Droga, e ardhur përmes Atlantikut dhe vendeve te Ballkanit kishte distenacion Italinë Veriore, Slloveninë, Holandën, Zvicrën dhe Gjermaninë.

Hetimet nisën në vitin 2017 me disa arrestime në rrugët ku ndodhen club-et e natës në Torino, në rrethet San Salvario dhe San Paolo. Të gjithë të dyshuarit përdornin platforma të koduara në internet për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe për të mos u përgjuar.

Një nga bosët e organizatës, shqiptari Dashi Ergys, u vra më 22 janar në një restorant në Guayaquil (Ekuador), për arsye që lidhen me trafikun e drogës.