zoom

Sport

Gjermania shpall listën e Evropianit, nuk mungojnë suprizat

Gjermania ka bërë publike listën paraprake të lojtarëve të ftuar në Euro 2024.

Skuadra prej 27 lojtarësh do të reduktohet në 26, ndryshim ky që duhet të bëhet nga trajneri Nagelsmann përpara datës 7 qershor, atëherë kur “panzerat” zhvillojnë miqësoren e fundit para premierës së Europianit.

Krahas veteranëve Manuel Neuer, Thomas Müller, Toni Kroos dhe kapitenit Ilkay Gündogan, skuadra paraprake përfshinte gjithashtu shokët e skuadrës së Führich-ut te Stuttgart, sulmuesin Deniz Undav dhe mbrojtësit Waldemar Anton dhe Maximilian Mittelstädt. Leon Goretzka, Mats Hummels, Serge Gnabry dhe Julian Brandt janë mungesat e të papritura, me trajnerin Julian Nagelsmann që preferoi Pavlovicin dhe Robin Koch të Eintracht Frankfurt.

Skuadra e Gjermanisë për Euro 2024:

Portierë: Oliver Baumann, Manuel Neuer, Alexander Nubel, Marc-Andre ter Stegen

Mbrojtës: Waldemar Anton, Benjamin Henrichs, Joshua Kimmich, Robin Koch, Maximilian Mittelstadt, David Raum, Antonio Rudiger, Nico Schlotterbeck, Jonathan Tah

Mesfushorët: Robert Andrich, Chris Fuhrich, Pascal Gross, Ilkay Gundogan, Toni Kroos, Jamal Musiala, Aleksandar Pavlovic, Leroy Sane, Florian Wirtz

Sulmues: Maximilian Beier, Niclas Fullkrug, Kai Havertz, Thomas Muller, Deniz Undav. /ZOOM.AL/