zoom

Bota

Gjermania rikthen shërbimin ushtarak të detyrueshëm, nisin protestat

Gjermania rikthen shërbimin ushtarak të detyrueshëm, nisin protestat

Parlamenti gjerman ka votuar për ndryshimet në ligjin e shërbimit ushtarak, duke hapur rrugën për rikthimin e rekrutimit të detyrueshëm nëse ushtria nuk plotësohet me mjaftueshëm vullnetarë. Projektligji u miratua me 323 vota pro, 272 kundër dhe një abstenim. Ligji do të hyjë në fuqi më 1 korrik 2027.

Ndërkohë, studentë në të gjithë Gjermaninë kanë dalë në protesta kundër modelit të ri, duke kundërshtuar rikthimin e detyrimit ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e mbrojti ligjin në Bundestag, duke theksuar se siguria e vendit kërkon njerëz të gatshëm të shërbejnë. Ai përmendi vende si Suedia dhe shtetet baltike, të cilat kanë rikthyer forma të ngjashme rekrutimi për shkak të rritjes së rreziqeve të sigurisë./ Zoom.al

Postime të lidhura