zoom

Aktualitet

Gjenden 10 kg drogë brenda një automjeti në Korçë, arrestohen 2 persona

Policia ka gjetur një sasi prej 10 kg kanabis brenda një automjeti gjatë një operacioni antidrogë mëngjesin e sotëm.

Droga e fshehur në makinë raportohet se po transportohej nga dy persona.

Operacioni policor u krye në fshatin Voskop të Korçës.

Ndërkohë në pranga kanë rënë shoferi i mjetit dhe pasagjeri.