Aplikacion
Ky i fundit, sipas gazetares, po përdoret nga kryeministri Edi Rama për të vënë nën kontroll SPAK.
Klodiana Lala shtoi se qeveritarë e pushtetarë janë të shqetësuar nga SPAK dhe po ndërmarrin lëvizje të tilla sepse Altin Dumani nuk po i bindet askujt.
Postimi i plotë i Klodiana Lalës:
Ndodhesha në Beograd për shkak të një angazhimi profesional kur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të zgjidhej kreu i ri i SPAK.
E ndoqa mbledhjen online dhe kuptova se lufta e qeverisë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme ishte e fortë.
Mënyra sesi po zhvilloheshin ngjarjet e dëshmonin qartë këtë. Në finale drejtimin e SPAK e mori Altin Dumani.
Prej asaj dite lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe korrupsionit ka nisur të ashpërsohet (sigurisht kërkohet shumë më tepër).
Altin Dumani nuk i bindej askujt. Vetëm LIGJIT. Kjo ngjan se e tmerron Edi Ramën. Ndaj siç duket qartë, ai zgjodhi Fatmir Xhafën, njeriun që dikur e flaku brenda natës nga Ministria e Brendshme, ta thërrasë në shërbim. Si përherë, Xhafaj di të shërbejë. Ndaj befas e gjen veten në krye të Komisionit AntiSPAK. Një komision që do të përpiqet të kontrollojë strukturën antikorrupsion.
Lufta ndaj Dumanit sapo ka nisur. Xhafaj do të luajë me procedura, teknikalitete, negociata me ndërkombëtarët. Do bëjë çmos të arrijë ta kontrollojë SPAK dhe t’i shërbejë SHEFIT. Se ka për gjë, e ka gëlltitur flakjen nga Ministria e Brendshme.
Edhe momentin kur u detyrua të dorëzojë vëllain në burg në Itali vetëm e vetëm që mos trazohej Edi Rama.
Ujërat tashmë kanë ndryshuar. SPAK-u ndryshe nga sa mendojnë analistë të njohur në vend, po ju del nga kontrolli. Jo e gjithë struktura, por një pjesë, që po iu prish gjumin.
Personalisht nuk besoj që Shqipërinë e bën SPAK, Shqipërinë e bëjmë Ne, qytetarët. Por SPAK mjafton t’iu dridhë gjunjët e poltikanëve të korruptuar që deri dje e shihnin veten të paprekshëm.
Xhafaj është njëri prej tyre, të cilit duhet t’i hetohet pasuria për shkak se vëllai është i dënuar për drogë. Po ndërsa, do duhej të mbështeste Reformën që vetë e qepi, tani po përpiqet ta shqepë dhe të vërë nën kontroll SPAK. Nëse kjo ndodh, s’besoj se në këtë vend ka më shpresë. Urojmë mos më dalë parashikimi.