zoom

Aktualitet

Gazetari Hoxha tha se i afërmi ishte te kulla e Matës, Berisha: Je anëtar i Bajrave…!

Gazetari Artan Hoxha, në emisionin “Të Paekspozuarit”, mes të tjerash tha se “Berisha nuk po flet për këtë çështje, ndryshe nga sa bëri me “Metamorfoza 1”, për shkak se i druhet një goditje të drejtësisë ndaj një personi shumë pranë tij”. Hoxha përmendi gjithashtu një kullë dhjetëra milionë euro, e cila po ndërtohet tek zona e njohur si ish Ekspozita, ku sipas gazetarit po investohen paratë e narkotrafikut.

Por sot, ish-kryeministri dhe kreu i Rithemelimit të PD-së, Sali Berisha, i pyetur për këtë deklaratë gjatë konferencës për shtyp, për dy emrat, vuri në dukje se nuk qëndronte pretendimi i gazetarit. Ai sqaroi se Breçani nuk kishte qenë kurrë badigard i tij dhe se asnjë i afërm i tij nuk ka lidhje me kullën. Ish-kryeministri i kujtoi Hoxhës lidhjet me Bajrët si anëtar i grupit të tyre dhe vrasjen e 24-vjeçarit në Zemblak.

Çfarë deklaroi sot Berisha:

“Së pari, Erzen Breçani të garantoj se nuk ka qenë kurrë në jetën e tij, badigard i Sali Berishës dhe kjo është një gënjeshtër e bazuar në mashtrime. Nuk ka qenë jo se Sali Berisha ka pasur vërejtje për të, ai ka qenë një polic gjerësisht i vlerësuar në kryerjen e deyrës në të gjitha postet që ka pasur. Kështu që t’i themi ato siç janë.

Së dyti, për Erzen Breçanin dhe për çdo njeri tjetër, Sali Berisha ka vetëm një qëndrim, ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Kushdo që ka shkelur ligjin, duhet të bëhet përgjegjës para ligjit. Së treti, se kam dëgjuar unë, dhe dua t’i them atij anëtarit të bandës së Bajrit, që deklaron se ajo kulla e Matës qenka e një të afërmi tim, unë kërkoj që nesër, nëse është e një të afërmi tim, ajo të konfiskohet. Unë nuk kam asnjë dijeni. Po i them anëtarit të bandës Bajri, mirë është të shkojë dhe të japë llogari dhe të mos mendojë se do kalojë krimet që ka kryer në emër të bandës, duke shpifur, duke trilluar, duke folur poshtë e përpjetë. Se ato nuk e shpëtojnë. Se ai është anëtar i paguar i bandës së Bajrit, me dokumente. Me dokumente!

Siç e kam akuzuar atë unë njëherë për hjekës në vrasje, se është vrarë djali 24-vjeçar në Zemblak, vetëm e vetëm pse denoncoi te ai, i keqpërdorur nga policia dhe të gjitha anët, denoncoi parcelat e drogës të oficerëve të policisë në Korçë dhe mori plumb pas koke në Zemblak 24-vjeçari. Tani i them atij, avash avash, duhet të marrësh atë që do marrin Bajrët me shokë. Duhet t’ia them këtu, sepse kur Bajrët ulën në studiot televizive, bashkë me ju, dhe u kapardisën si njerëz me njohuri të thella, për faktin e vetëm se janë anëtarë të bandave më të rrezikshme, ata e meritojnë të shkojnë atje ku e kanë vendin dhe jo në studiot televizive. E them këtë në emër të interesit publik, për të tjerat do njiheni më vonë. Në fund, çdo njeri që shkel ligjin, duhet të marrë atë që meriton. Nuk kam asnjë lloj komenti tjetër, pavarësisht se kush është. Nuk gjen kush kurrë një njeri që të kem mbrojtur një shkelës ligji. Asnjëherë!”.

Çfarë deklaroi Artan Hoxha:

“Nëpërmjet personazheve është kërkuar mbështetje politike në fushatë elektorale. Është rastësi apo e qëllimshme? Nëse në grupin e parë që u kap, Berisha fliste çdo ditë, këtë rradhë, goditja është nga këta që kanë mbështetur fushatën e opozitës.

Vijmë te paratë. Është skemë interesante. Janë personazhe që kanë shfrytëzuar të gjithë rrugët, nga paratë kesh, por edhe nëpërmjet bankave. Nëse e ke vënë re, Berisha flet çdo ditë për operacionin e parë të SPAK-ut për çështjen Metamorfoza, por nuk përmend këtë të dytin. Nuk e ka përdorur as pro dhe as kundër. Ai ka nuhatur që ky operacion mund të godasë njerëz shumë të afërt të tij.

Lidhet me investimet nga paratë e narkotrafikut në një kompleks shumë luksoz, që shkon te 75 milionë euro. Aty diskutohen… Është kullë me arkitekturë shumë interesante, nga ato me pemë si në Milano, arkitekturë futuriste…. Ka patur problem në fillim për zbatuesit, por pallati është në karabina. Bëhet fjalë në krahun e djathtë të rrjedhës së Lanës, te ish-ekspozita. Berisha nuk po e përdor politikisht këtë histori”. /ZOOM.AL/