zoom

Të gjitha

Ftohje mes çiftit? Donaldi për Beatrixin: Nuk jam kloun, vëmendje i kam dhënë

Ditët e fundit duket se mes Donaldit dhe Beatrixës ka një ftohje të theksuar. Beatrix u shpreh se partneri i saj nuk i jep më vëmendje si në ditët e para.

‘’Nuk ma kap më dorën si në fillim’’, tha ajo.

Nga ana tjetër ishte Donaldi, i cili shprehu keqardhjen për gjithë situatën e krijuar dhe pamundësinë që Beatrix po i krijon për t’i përmirësuar gjërat.

‘’Unë e kam pyetur disa herë se çfarë ka, por nuk ka dashur të më japë përgjigje. E di që do vëmendje gjithë ditën por sipas meje unë e kam dhënë. Nuk paguhem për këtë, unë nuk jam klloun’’, deklaroi ai i nervozuar.