zoom

Bota

Frikë nga helmimi, ministri ukrainas porosit negociatorët: Mos konsumoni asgjë

Bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë nisur ditën e sotme në Turqi.  Ndërkohë ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar të gjithë përfaqësuesit ukrainas që të mos konsumojnë asgjë çfarë u ofrohet në tavolinë.

“Mos hani, mos pini dhe preferohet të shmangni prekjen e çdo sipërfaqeje” në prani të palës tjetër. Metoda e preferuar e Kremlinit për të heshtur njerëzit e padëshiruar hyn në negociata”, shprehet ai.

Ky paralajmërim vjen pas helmimit që iu bë miliarderit rus , Roman Abramovich dhe negociatorëve ukrainas në bisedimet e paqes në kufirin Ukrainë –Bjellorusi.

Tre persona, përfshirë zotin Abramovich, pësuan simptoma, duke përfshirë skuqjen e syve, lotim të vazhdueshëm dhe rënie të lëkurës, konfirmoi një burim për Sky News, pas një takimi në territorin Ukrainas më 3 mars.

Zyra e Jashtme, Commonwealth dhe Zhvillim (FCDO) i përshkroi raportet si “shumë shqetësuese”. Megjithëse uebsajti investigativ Bellingcat tha se simptomat ishin “në përputhje me helmimin me armë kimike”, një zyrtar amerikan tha se inteligjenca “sugjeron shumë” se shkaku ishte mjedisor.